Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë afganët e parë në Shqipëri, punojnë për Fondacionin e Sorosit


Mbërrijnë 121 afganët e parë në Shqipëri. Në orët e para të ditës së sotme refugjatët kanë prekur tokën shqiptare pasi kanë dalë nga avioni i nisur nga Tbilisi i Gjeorgjisë.

121 afganët e parë kanë punuar në Afganistan për Fondacionin e Sorosit “Shoqëria e Hapur”.

Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.

Autoritetet shqiptare duke pritur afganët në aeroportin “Nënë Tereza”

Autoritetet shqiptare kanë qëndruar në gatishmëri duke ngritur çadra për kontrolle lidhur me Covidi19. Mediet po mbahen larg afganëve që kanë prekur tokën shqiptare në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Video e mbërritjes së afganëve publikuar nga “Top Channel”

Të gjithë këta refugjatë të mbërritur sot do të strehohen në hotele në Durrës. 

Në aeroportin “Nënë Tereza” ka mbërritur ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ende nuk dihet me saktësi se sa do të jetë numri i afganëve që do të strehojë Shqipëria, ndërsa kryeministri Edi Rama tha për “CNN” pak ditë më parë se mund të marrim 4 mijë./Hashtag.al

Autoritetet shqiptare duke pritur afganët në aeroportin “Nënë Tereza”