Vendosni fjalën kyçe....

Tirana fiton derbin e kryeqytetin ndaj Dinamos


Tirana ka arritur të fitojë me përmbysje derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos.

Bardheblutë e gjetën veten në disavantazh pas golit të Zabregjës në minutën e 25’. Me rezultatin 1-0 do mbyllej edhe pjesa e parë.

Me fillimin e të dytës, Dinamo do shtangte sërish Tiranës me Andonin që shënoi në minutën e 46’ duke dyfishuar shifrat.

Në minutën e 57’ Hoxhallari ngushtoi rezultatin ndërsa 2 minuta më vonë Deliu do kthente balancat e derbit.

Më një penallti të ekzekutuar në minutën e 81’ Latifi i dha fitoren bardhebluve.

Me këtë fitore Tirana renditen në vendin e tretë të Superligës ndërsa Dinamo në vendin e pestë.