Vendosni fjalën kyçe....

Policia kap 4 mina me telekomandë, do shiteshin 10 mijë euro


Kapen në Durrës 4 mina me telekomandë që do shiteshin 10 mijë euro, arrestohet 50-vjeçari.

“Një shtetas me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonte të shiste mina me telekomandë.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Elezi, 50 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë-Krujë.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar shtetasin Arben Elezi, në Shkafanë, Ishëm, Durrës, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 euro.”, jep detaje policia.