Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga mbledhja e Kryesisë: Zgjedhjet janë mbrapa dere, të ngrihen grupet e punës


Kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së i ka bërë thirrje strukturave që të mobilizohen, pasi sipas tij zgjedhjet janë mbrapa derës.

Mësohet se kreu i demokratëve ka ngritur një grup punë që do të këtë në fokus paraqitjen e alternatives së PD-së.

Sipas tij PD nuk ka më pse të harxhojë kohë, por ajo duhet të përgatit për zgjedhje.

Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternatives. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushe kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minute”,  tha Basha.

Sot gjatë mbledhjes së Kryesisë pritet të ngrihen shtabet e punës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *