Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton: Trump udhëhoqi ‘komplotin kryengritës’ kundër SHBA-së


Ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha të martën në ‘CBS Evening News’ se ish-presidenti Donald Trump udhëhoqi një ‘komplot rebel kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara’ për të mbajtur pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Duke iu referuar seancave dëgjimore të Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për trazirat e 6 janarit, gazetarja Norah O’Donnell pyeti: “Cili është sugjerimi juaj në lidhje me komitetin e 6 janarit dhe veprimet e Donald Trump?”

Clinton tha: “Nuk do isha e sinqertë nëse nuk do thoja se mendoj se kishte një komplot rebel kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe ky është një krim”.

O’Donnell tha: “I udhëhequr nga Donald Trump”.

Clinton tha: “I udhëhequr nga Donald Trump, e nxitur nga Donald Trump”.

Ajo vijoi: “Unë kam qenë Sekretare e Shtetit. Kam kaluar shumë ditë në aeroplanë, duke fluturuar nga një vend në tjetrin, duke i nxitur njerëzit që të kenë një demokraci të vërtetë. Dhe një nga shenjat dalluese të një demokracie të vërtetë është transferimi paqësor i pushtetit.”

Clinton shtoi: “A isha e lumtur kur munda Donald Trump me afro 3 milionë vota, por humba Kolegjin Zgjedhor? Jo, nuk isha e lumtur. A kam menduar ndonjëherë për një sekondë të vetme: “Unë do të pretendoj fitoren dhe do të përpiqem t’i bëj demokratët të refuzojnë të certifikojnë zgjedhjet? Jo.”

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani