Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e Kamala Harris – Viziton memorialin vietnamez duke menduar se është ngritur në nder të ish-pilotit amerikan


Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris gaboi gjatë vizitës në Vietnam, udhëtimi i saj i parë zyrtar në një shtet të huaj, ndërsa ajo u përpoq t’i bënte homazhe ish -të burgosurit të luftës John McCain, raporton “RT”.

Harris të mërkurën u ndal pranë një monumenti buzë liqenit në kryeqytetin Hanoi për të vendosur një tufë lulesh, sikur të besonte se struktura së cilës i qëndronte përballë kishte për qëllim të nderonte senatorin e Arizonës dhe ish -pilotin luftarak amerikan, John McCain. Ndalesa shënoi përvjetorin e tretë të vdekjes së McCain nga një tumor i trurit.

Politikani republikan u rrëzua mbi liqenin Truc Bach gjatë Luftës së Vietnamit në 1967 dhe u nxor nga civilët vietnamezë, të cilët e dorëzuan atë te ushtria komuniste vietnameze si i burgosuri i tyre.

Sidoqoftë, “memoriali” ku Harris vendosi lulet, ishte menduar në nder të mbrojtësve vietnamezë që kapën pilotin dhe jo në nder të amerikanit që kishte rënë në liqenin e tyre pasi kishte bombarduar tashmë vendin 22 herë, me gjasë duke vrarë shumë civilë të pafajshëm.

Në pllakatë shkruhet:

“Më 26 tetor 1967 pranë Liqenit Trúc Bạch në kryeqytet, Hanoi, qytetarët dhe ushtria kapën pilotin John Sidney McCain. Aviatori i Forcave Ajrore të Marinës Amerikane po fluturonte me avion A4, i cili u rrëzua pranë stacionit të energjisë Yen Phu. Ky ishte një nga dhjetë avionët e rrëzuar atë ditë.”

Harrisi vlerësoi kongresmenin që ka ndërruar jetë si një “hero” që “e donte vendin tonë” dhe “gjithmonë luftoi për më të mirën e asaj që jemi”.

Disa komentues në mediat sociale nuk mund të mos pyesinin veten pse zyrtarët më egocentrikë amerikanë do të besonin se Vietnami do të ngrinte një memorial në nder të një piloti që bombardoi vendin e tyre dhe ndoshta vrau civilë.

McCain kaloi pesë vjet si i burgosur lufte pas kapjes së tij.