Vendosni fjalën kyçe....

Sulmuesi i xhamisë në Minesota tani identifikohet si një grua e kërkon dënim më të butë, pretendon se ‘konflikti i brendshëm”’ nxiti sulmin


Një udhëheqës i milicisë amerikane, i cili përballet me burgim të përjetshëm për bombardimin e një xhamie në Minesota në vitin 2017, tani thuhet se identifikohet si një grua transgjinore – dhe avokatët po kërkojnë një dënim më të butë, duke pretenduar se disforia gjinore e nxiti sulmin.

Sipas dokumenteve të gjykatës të shikuara nga mediat vendase, Emily Claire Hari, themeluesi i grupit të krahut të djathtë “Lepujt e Bardhë” që bombardoi Qendrën Islame Dar Al-Farooq në Minesota, ka pohuar se ajo kishte vuajtur nga një ‘koflikt i brendshëm’ në atë kohë.

I njohur më parë si Michael Hari, 50-vjeçari pohoi se ky konflikt buronte nga një ‘kombinim i disforisë gjinore dhe dezinformatave të krahut të djathtë’, përfshirë përmbajtjen online anti-muslimane, sipas Minneapolis Star Tribune. Avokati i Hari i ka kërkuar një gjykatësi federal të vendosë një dënim minimal prej 30 vjet burg në vend të një dënimi të përjetshëm.

Dhjetorin e kaluar, një juri federale e shpalli Harin fajtor për pesë akuza në lidhje me shpërthimin e gushtit 2017 – duke filluar nga dëmtimi i pronës fetare dhe pengimi i besimeve fetare e deri te posedimi i një pajisje shkatërruese të paregjistruar dhe synimi për ta përdorur atë në një krim të dhunshëm.

Në paraqitjen e fundit gjyqësore, avokati pretendoi se Hari ‘kërkoi fshehurazi ndryshimin e seksit‘ e ‘operacionin transgjinor’.” Ajo gjithashtu me sa duket bleu ‘fustane dhe veshje femërore’ për udhëtimin e saj, ndërsa bleu gjithashtu ‘pajisje ushtarake për misionet e grupit’.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani