Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit gati të bëjë çmendurinë për Mbapenë, ofron 160 milionë euro


Reali i Madridit është i gatshëm të bëjë një çmenduri për të sjellë në ekip francezin e PSG-së, Mbape.

Sipas mediave sportive iberike, madrilenët kanë vënë në pjatë 160 milionë euro për të bindur presidentin e klubit parisien për të lëshuar asin e tij.

Ndërsa francezët kanë afruar Lionel Mesin e bëhen gati të marrin edhe Kristiano Ronaldon, spanjollët po përpiqen të punojnë në prapavijë për të shkëputur nga PSG-ja talentin Mbape.