Vendosni fjalën kyçe....

Unaza paralajmëron Ramën: Largohu, ose do të hyjmë të enjten në Parlament


Në një protestë pothuajse 3-mujore, banorët e Unazës së Re kërkojnë sot largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në protestën e sotme, banorët e Unazës kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj vendimit të opozitës së Bashkuar për djegien e mandateve.

“Rama ka ikur. Sot ishte afati i fundit. Sot opozita e Bashkuar do djegë mandatet dhe Edi Ramës i ka ardhur Ora. Lulzim Bashën e do Shqipëria kryeministër kurse kryeministrin aktual e do të vdekur. Ta tërheqim zvarrë.”, tha një nga protestuesit.

Protestuesit thanë se ky vendim i opozitës do të shpëtojë jo vetëm banorët e Unazës por gjithë Shqipërisë. Po ashtu ata paralajmëruan kryeministrin Edi Rama se ditën e enjte do t’i përgjigjen thirrjes së kryetarit të PD-së Lulzim Basha për një tjetër protestë ditën e enjte.

 “Dita 107 e protestës sonë dhe këtu do jemi derisa të rrëzojmë Edi Ramën. Rama ka ikur nga populli shqiptar, por nuk ka ikur akoma nga kriminelët sepse ai është Parlamenti i kriminelëve. Nuk është i sovranit, ai është Parlamenti i drogës, nuk është i yni. Ai Parlament duhet të lirohet ditën e enjte, ndryshe ne do futemi në Parlament. Të gjejë vrimë ku të futet Edi Rama. Prite Edi Rama Unazën se po vjen. Ditën e enjte do na kesh prapë te Parlamenti.”, tha  një nga protestuesit.

“Edi Rama o zagar, do të tërheqim me litar”, është një nga thirrjet e kësaj proteste./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *