Vendosni fjalën kyçe....

Xi Jinping sot në Paris, takohet me Macron, diskutime dhe për Ukrainën


Kjo ishte Pashka e tretë ortodokse e Ukrainës nën bomba, ndërsa Rusia nuk i ndali sulmet. Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm me dron në rajonin lindor të Kharkivit, ndërsa 14 të tjerë u plagosën në një sulm ajror të dielën pasdite në qytetin e Kharkiv.

Shpresat e Kievit janë të lidhura me armët e shumëpritura amerikane për t’i dhënë forcë të re trupave në front dhe për të fituar një pozicion më të favorshëm kur të mund të negociohet paqja.

Samiti i Paqes i planifikuar në Zvicër më 15 dhe 16 qershor do t’i shërbejë Zelenskit për të bashkuar aleatët dhe për të formuar një front të përbashkët kundër Moskës.

Vizita e Xi Jinping në Paris, ndalesa e parë në turneun e tij evropian, është me interes të veçantë. Presidenti i Kinës takohet sot me Emmanuel Macron dhe kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Kjo është vizita e parë e liderit kinez në Evropë që nga viti 2019. Gjatë turneut evropian, ai do të vizitojë edhe Serbinë dhe Hungarinë.

Udhëheqësi francez pritet të zhvillojë bisedime me Xi Jinping për një sërë çështjesh, nga Ukraina te tregtia.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Lavrov sulmon: konferenca për Ukrainën në Zvicër është e kotë “pa pjesëmarrjen e Rusisë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e VOX news.al