Vendosni fjalën kyçe....

Situata e akseve nga bora në vend, në disa qarqe dhjetëra fshatra të bllokuara


Reshjet e borës dhe ngricat kanë krijuar situatë problematike në akset rrugore të vendit.

Autoriteti i Rrugëve ka dhënë informacion mbi situatën e aksesit të tyre.

Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.

Aksi është i kalushëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.

Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.

Me konkretisht, situata paraqitet:

RAJONI VERIOR

Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

RAJONI QENDROR

-Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

RAJONI JUGOR

Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Në Dibër rruga nacionale Peshkopi- Tiranë është e kalueshme me zinxhir me disa vështirësi, problematik ka në aksin Fushë Bulqizë në Qafën e Buallit, rruga Peshkopi- Kukës është e kalueshme me zinxhirë dhe kjo rrugë ka problematik në Vasie. Rruga ura e Çerenecit-Librazhd e bllokuar, Rruga e Krastës është e kalueshme më vështirësi.

Rrugët rurale në Dibër që lidhin fshatrat janë totalisht të bllokuara, trashësia e borës shkon deri në 1 metër.

Në Qarkun Korçës të bllokuar nga dëbora janë fshatrat Panarit, Velcan Trebinje, fshatrat në Gore e Moglicë dhe rrugët në fushën e Maliqit nga bora që shkon nga 30 cm deri ne 70 cm.

Në Përmet dëbora ka shkaktuar problematika, ku akset që lidhin Përmet-Çarçovë dhe Përmet -Frashër janë të bllokuara ku trashësia e dëborës arrin ën 30 cm.

Me dhjetëra fshatra te izoluara nga bora dhe janë pa energji elektrike në Përmet.

Në Kukës situata është tejet problematike. Në qytet stuhitë e dëborës kanë mbuluar të gjitha akset e rrugëve kryesore dhe të brendshme, ku mjetet dhe qytetarët qarkullojnë me vështirësi.

Trashësia e borës në Valbonë është 25 cm, Shishtavec 50 cm ,Bushtricë 15, Qafë-Shllak 25 cm dhe Qafë Prush 20 cm.

Rrugët nacionale janë të kalueshme por me zinxhirë dhe goma dimri.

Edhe qarku i Beratit është zbardhur nga dëbora,që ka filluar të bjerë që prej orëve të para të mëngjesit. I gjithë qyteti i Beratit është zgjuar i mbuluar me petkun e bardhë,ndërkohë që raportohen edhe problematika të shkaktuara nga ngricat. Deri tani të gjitha akset nacionale të qarkut janë të kalueshme dhe nuk ka nevojë për zinxhira. Ka prezencë akulli në zonën e “Qafës së Sqepurit” në aksin që lidh Beratin me Fierin dhe në zonën Kozare-Belsh të aksit që lidh Kuçovën me Elbasanin.

Në rrugën e fshatit Drobonik në qytetin e Beratit ka pasur rrëzime pishash në rrugë gjatë natës nga stuhia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *