Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, lëndohen 6 persona, 2 dërgohen në Spitalin e Traumës


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnjë ku një makinë ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë plagosur 6 persona ndërsa 2 prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gramsh.

Raportohet se mjeti ka marrë flakë në ecje dhe më pas ka dalë nga rruga.