Vendosni fjalën kyçe....

Interi arrin marrëveshje me Correan e Lazios


“Radio Radio” ka thënë sot se Lazio ka arritur marrëveshje për ta shitur Joaquin Correan në Inter, ku ai do të ribashkohet me Simone Inzaghi

Kjo lëvizje është pritur prej që Inzaghi u largua nga Olimpico për një përvojë të re me skuadrën nga San Siro. Për të ka pasur interes edhe nga skuadrat e Premier Ligës, përfshirë Aston Villan dhe Leicester City por në fillim të verës edhe nga Paris Saint-Germain.

Tani radio romake ka tënë se është arritur një marrëveshje në mes të Lazios dhe Interit, me një paralajmërim që do të ndodh shumë shpejt. Tucu Correa do të mbush 27 vjet javën e ardhshme dhe ka një klauzolë me vlerë 70 milionë euro, por ai pritet t’i kushtojë Interit 30 milionë euro.

Argjentinasi ka shënuar 11 gola dhe gjashtë asiste në 38 ndeshje për Lazion sezonin e kaluar. Ai është gati për të provuar përvoja të reja dhe këtë e ka theksuar prej që Inzaghi u largua nga klubi.

Interi është duke vuajtur për shkak të financave, por tani pritet  të gjenerojnë fonde pas shitjes se Achraf Hakimit në PSG dhe Romelu Lukakus në Chelsea, shitje e cila pritet të ndodh.