Vendosni fjalën kyçe....

12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë


Asnjë viktimë nuk është raportuar në Kosovë 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19.

Nga 1421 analiza të kryera janë gjetur 12 raste të reja me koronavirusin e ri.

Që prej nisjes së pandemisë, Kosova numëron zyrtarisht 2264 viktima.

Në vend po vijon procesi i vaksinimit me vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.