Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit mbreti i Europës, mund Liverpulin në finale për trofeun e 14-të në Ligën e Kampionëve


Reali i Madridit ka mundur Liverpulin në finalen e Parisit duke u shpallur kampion i Europës për klube.

Pas titullit kampion në Spanjë, madrilenët kanë bërë tyren edhe Ligën e Kampionëve duke vulosur trofeun e 14-të.

Të besuarit e trajnerit Ançeloti kanë mundur ta administrojnë më së miri golin e shënuar nga Vinicius Junior në minutën e 59-të të takimit.

Liverpuli nga ana e tij pati disa raste të mira në pjesën e parë po në të dytën i mungoi fantazia dhe qartësia para porte.