Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Administrative i jep të drejtë LSI-së, hedh poshtë KAS-in për gjobën ndaj Veliajt


Gjykata Administrative ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) që i hoqi gjobën prej 75 mijë lekë kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se kishte shkelur ligjin zgjedhor gjatë 4 muajve përpara votimeve.

Ishte Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e cila u ankua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se Veliaj po shkelte ligjin duke bërë fushatë me punët publike.

KQZ-ja më pas mori vendimit të dënonte Veliajn me 75 mijë lekë për shkelje të ligjit duke pranuar kështu kërkesën e LSI-së.