Vendosni fjalën kyçe....

Nxirret një trup i pajetë në Thumanë, shkon në 32 numri i viktimave


Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e pallateve të shembura në Thumanë duke e çuar në 32 numrin e vitimave nga tërmeti i fuqishëm.

Pas ndërprerjes së përkohshme për shkak të lëkundjeve të para një ore, kanë rinisur operacionet e kërkim-shpëtimit.

Deri tani janë gjetur trupat e pajetë të 32 personave ndërsa një numër i madh personash janë shpëtuar nga operacionet e kërkim-shpëtimit.

Operacionet vijojnë ende duke qenë se në një pjesë ndërtesash të rrëzuara dyshohet se ka shumë persona nën rrënoja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *