Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë nuk u pa pas fitores ndaj Çekisë, festa e lojtarëve në dhoma e zhveshjes (Video)


Fitorja 3-0 ndaj Çekisë që afron një hap larg kualifikimin në Euro2024 jo vetëm ngriti peshë zemrat e tifozëve në ‘Air Albania’ e kudo ata e ndoqën ndeshjen por u festua furishëm edhe nga lojtarët e kombëtares.

Në një video të festës në dhomat e zhveshjes, lojtarët e presidenti i FSHF-së Duka festojnë si të çmendur.

Suksesi e afron Shqipërinë vetëm një hap larg kualifikimin duke qenë se në dy ndeshjet e mbetura, njëra prej të cilave ndaj Ishujve Faroe në Tiranë,  nevojitet vetë një pikë.

“Le ta nisim ditën me festë, me festën e atyre që bënë krenarë miliona shqiptarë! O sa mirë me qenë shqiptar!” – shkruhet në mesazhin e FSHF-së që shoqëron videon festive.