Vendosni fjalën kyçe....

Harry e Meghan bëhen me vajzë, emri i veçantë që zgjodhën


Princi Harry e bashkështorja e tij Meghan janë bërë me një fëmijë të dytë. Dukesha e Sussex ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Lilibet ‘Lili’ Diana Mountbatten-Windsor, sipas pseudonimit familjar të Mbretëreshën dhe nënës së ndjerë të dukës, Princesha Diana.

Vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle lindi të premten, më 4 qershor në 11:40 në mëngjes në Spitalin Santa Barbara Cottage me peshë 3.4 kilogramë, thuhet ndër të tjera në njoftim.

E sapolindura është motër me djalin dyvjeçar të çiftit, Archie dhe është stërnipi i 11-të i Mbretëreshës dhe e para që ka lindur që nga vdekja e Dukës së Edinburgut në prill.

Harry e Meghan jetojnë tani për tani në Kaliforni, SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *