Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Veliaj dhe të gjithë shërbëtorët e pushtetit të tij do të marrin atë që meritojnë


Koordinatori i PD-së për rajonin e Tiranës, Klevis Balliu, gjatë protestës së sotme, theksoi se tubimi në mes të gushtit është një shenjë e fortë e rezistencës qytetare ndaj administratës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai akuzoi Veliajn për përpjekje për të shpëtuar kokën duke arrestuar “ushtarë mediokër” dhe kritikalizoi mungesën e drejtësisë në Shqipëri.

Balliu i ftoi qytetarët të bashkohen në protestë dhe të angazhohen për ndëshkimin e shërbëtorëve të pushtetit dhe ndërrimin e administratës në bashki me individë të ndershëm.

“Protesta në mes të gushtit tregon rezistencën qytetare. Veliaj kërkon të shpëtojë kokën e vet duke arrestuar ushtarë mediokër. Unë iu ftoj të bashkoheni në protestë. Në Shqipëri nuk ka drejtësi, por ka një pseudo drejtësi. Të protestojmë duke vendosur mbi gjithçka interesin qytetar dhe jo atë personal.

Veliaj dhe të gjithë shërbëtorët e pushtetit të tij do të marrin atë që meritojnë. Të gjithë hajdutët që janë në bashki do të marrin atë që meritojnë. Në Bashki do të futen qytetarë të ndershëm e jo patronazhistë. Këta vjedhin, sepse vjedhjet e tyre i garanton mungesa e drejtësisë”, deklaroi Balliu.