Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet mbi 1 ton kokainë në një kontenier bananesh në Itali, ishte nisur nga Ekuadori


Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në një kontenier në Itali.

Siç shkruan “Ansa.it”, agjentët e Guardia di Finanza dhe zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve kanë identifikuar mbi një ton kokainë të fshehur brenda një kontenieri me banane që vinte nga Ekuadori në portin e Gioia Tauro. Lënda narkotike që peshonte rreth 1,126 kilogramë, u identifikua përmes një kontrolli të kryer në mbi 2100 kontenierë që vinin nga kontinenti i Amerikës së Jugut.

Kapja e kokainës u bë e mundur falë skanerëve të sofistikuar që lejuan hetuesit të zbulonin se ku ishte fshehur. Kokaina ishte me cilësi shumë të pastër dhe për këtë arsye do të ishte prerë nga trafikantët e drogës deri në 4 herë para se të hidhej në treg, duke fituar të ardhura prej rreth 225 milionë euro. Kontenieri brenda të cilit ishte fshehur droga u raportua se ishte drejtuar për në një port në Turqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *