Vendosni fjalën kyçe....

Sot seanca në Apel për Berishën dhe thirrje në SPAK


Sot në orën 09:00, është caktuar seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për Sali Berishën.

Në këtë seancë pritet që Apeli të vendosë për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit të vendit, lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”, vendim i ankimuar nga dy avokatët e tij.

Berishës i duhet që më orën 10:00 të paraqitet në SPAK sipas vendimit të shkallës së parë të GJKKO-së. 

Ish-kryeministri ka refuzuar vendimin e Gjykatës dhe pretendon se kanë bërë shkelje kushtetute duke mos marrë fillimisht lejen e Kuvendit për vendosjen e masës.