Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj Edison Begajt/ Gjendet në Lushnjë një makinë e braktisur, brenda gjendet një uniformë policie


Pas atentatit të Edison Begajt në Vlorë, policia ka gjetur një automjet tip Mercedes Benz në Lushnjë, disa orë pas ngjarjes.

Sipas “Balkanweb” makina është gjetur e braktisur në një kanal dhe brenda saj është gjetur një uniformë policie, si ajo e përdorur në atentatin ndaj 39-vjecarit.

Kjo është edhe arsyeja se përse gjetja e makinës është lidhur me atentatin dhe mjeti është transportuar në komisariatin e Vlorës, në kuadër të hetimeve për atë ngjarje.

Edison Begaj u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës së tij më 30 Maj, ndërsa kishte edhe fëmijët në makinë.  Menjëherë pas ngjarjes Begaj u paraqit në spital, ku mori trajtim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Begaj ishte subjekt i OFL, pasi rezulton të jetë dënuar më parë për trafik droge dhe armësh.

Deri më tani, policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar që kanë lidhje me ngjarjen, si dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë që të çojnë në fshatin Kaninë, për të identifikuar automjetin e përdorur nga autorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *