Vendosni fjalën kyçe....

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja holandeze: Po studiojmë raport-progresin e KE-së


Holanda i ka thënë disa herë “JO” Shqipërisë për nisjen e procesit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe ende nuk duket e bindur.

E pyetur nëse është gati Shqipëria për Holandën që të jetë pjese e Unionit, ambasadorja Guusje Korthals Altes ka thënë se janë duke studiuar raportin e Komisionit Europian dhe vetëm më pas mund të ketë një përgjigje për këtë.

“Shumë faleminderit për pyetjen. Në këtë moment Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë.”- tha ambasadorja Altes, e cila ishte në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ambasadorja holandeze foli edhe për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore. Ajo theksoi se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në mënyrë që të marrë fund fenomeni i pandëshkueshmërisë për trafikantët.

“Trafikimi është një problem që ndodh në të gjitha vendet e botës përfshirë edhe Holandën dhe hapi i parë për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore është që të flasim për të. Zakonisht është një çështje shumë e ndjeshme dhe e vështirë për të folur për të dhe në këtë mënyrë kemi filluar të bashkëpunojmë me qendrën ‘Tirana Art’ për të filluar dhe për të përdorur artin si një mënyrë për të nisur diskutimin rrethe çështjeve të trafikimit. Edhe pse kemi përdorur artin sërish është e vështirë për të dalë dhe për të folur në mënyrë të hapur dhe pa drojë për këtë çështje. Unë shpresoj që në do të vazhdojmë që të gjejmë mënyra për të folur dhe për të mbajtur të hapur diskutimin për çështjet e trafikimit dhe për të mbajtur të kapur sinjale sepse është shumë e rëndësishme që për gratë dhe vajzat e trafikuara të dëgjohen, të pranohen dhe mbi të gjitha të mos fajësohen për atë çfarë ju ka ndodhur.”- deklaroi ambasadorja e Holandës.

Altes theksoi se kjo nuk është çështja vetëm e viktimave, por është përgjegjësi e të gjithë komunitetit për ta pranuar dhe adresuar këtë fenomen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *