Vendosni fjalën kyçe....

Dalin pamjet e ekzekutimit të Delon Troqes në Vlorë, qëllohet nga makina në lëvizje (Video)


Report TV ka siguruar pamjet e ekzekutimit të 38-vjeçarit Delon Troqe në Vlorë rreth dy javë më parë, më 21 maj.

Siç duket në video, i riu që kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja qëllohet nga një makinë në lëvizje në derën e servisit të tij në lagjen ‘Pavarësia’.

Një mjet në ngjyrë të zezë shihet duke ecur me shpejtësi të ulët pranë vendit të ngjarjes e më pas dikush hap zjarr me breshëri në drejtim të Troqes, i cili humbi jetën në spital.

Makina e autorëve u gjet e djegur në zonën e Sherishtës në Vlorë pak çaste më pas e brenda tij u gjetën edhe dy armë automatike ‘Kallashnikov’ që dyshohet se u përdorën nga autorët.