Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen dy persona


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë ku sipas njoftimit të policisë kanë plagosur 2 persona.

Në aksident janë përfshirë një veturë tip Benz dhe një veturë tip Opel. Nga përplasja janë plagosur 2 pasagjerët që udhëtonin në mjetin tip “Opel”.

“Më datë 13.06.2021, në orën 08:55, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues A. D., e për pasojë janë lënduar 2 pasagjer në mjetin tip “Opel” dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H.,  21 vjeçe pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *