Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli gjen lidhje ‘të mundshme’ midis vaksinës Pfizer dhe miokarditit të zemrës tek të rinjtë pas dozës së dytë


Një ekip epidemiologjik i emëruar posaçërisht ka gjetur ‘një lidhje të mundshme’ mes marrjes së dozës së dytë të vaksinës Pfizer dhe fillimit të miokarditit tek të rinjtë e adoleshentët, tha Ministria e Shëndetësisë e Izraelit në një deklaratë.

Ministria thotë se ekipi u krijua pas raporteve të rasteve të inflamacionit të zemrës, i njohur si miokardit, në mesin e meshkujve të moshës 16 deri 30 vjeç, pak pasi u vaksinuan me dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Lidhja u zbulua të ishte më e fortë tek njerëzit e moshës 16-19 vjeç në krahasim me grupmoshat e tjera dhe dobësohet ndërsa mosha e marrësve rritet. Shumica e pacientëve që përjetuan problemin kaluan deri në katër ditë në spital dhe 95% e rasteve u klasifikuan si të lehta, sipas ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë porositi studimin pasi 275 raste të miokarditit u raportuan në Izrael midis dhjetorit 2020 dhe majit 2021. Gati 150 raste u regjistruan pas bërjes së vaksinës. Numri i rasteve të raportuara pas dozës së dytë ishte katër herë më i madh se ato të regjistruara pas së parës, tha ministria.

Miokarditi është një gjendje e karakterizuar nga dhimbje gjoksi, gulçim ose rrahje zemre dhe mund të shkaktohet nga Covid-19, sipas ministrisë.

Pfizer tha në një deklaratë të cituar nga Reuters se nuk ka regjistruar një normë më të lartë të miokarditit sesa normalisht pritej në popullatën e përgjithshme. Gjiganti farmaceutik shtoi se ishte në dijeni të vëzhgimeve izraelite të miokarditit por nuk ka krijuar një lidhje shkakësore me vaksinën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *