Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorçikletën, plagosen dy persona


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:25, në aksin rrugor Krujë -Fushë Krujë ku kanë mbetur të plagosur 2 persona. Sipas të dhënave nga policia, shtetasi A.Ç., duke lëvizur me automjetin e tij është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi SH.P.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij, shtetasja A.P., rreth 30 vjeçe, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *