Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 1125 kuti nga 5199, PS kryeson me 50.19% të votave


Vijon procesi i numërimit të votave ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Deri në orën 6:50, janë numëruar 1125 kuti nga 5199 në total dhe duket se PS kryeson kryeson me 50.19% të votave.

Ndërkohë PD vjen e dyta me 38.26% dhe LSI me 7%. PSD nga ana tjetër numëron 1.86%.

Në zgjedhjet e 25 Prillit u thirrën në votime rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. 

Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *