Vendosni fjalën kyçe....

Po kryeson rezultatet paraprake, Rama publikon foton: Çfarë agimi në Tiranë


Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale, që pas daljes së fundit mbrëmjen e kaluar në konferencën e mbajtur pas përfundimit të procesit të votimit.

Ndërsa rezultatet paraprake të zgjedhjeve e nxjerrin atë duke kryesuar, Rama zgjedh të përcjellë një mesazh duke postuar një foto nga lindja e diellit mëngjesin e sotëm.

“Çfarë agimi në Tiranë”- shkruan ai.

Deri në orën 06:50, janë numëruar 1125 kuti nga 5199 në total dhe duket se PS kryeson kryeson me 50.19% të votave.

Ndërkohë PD vjen e dyta me 38.26% dhe LSI me 7%. PSD nga ana tjetër numëron 1.86%.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *