Vendosni fjalën kyçe....

Dizajneri i “iPhone” largohet nga “Apple”


Sir Jony Ive, britaniku i cili për më shumë se dy dekada ndihmoi “Apple” të bëhet kompania më e vlefshme në botë, po largohet për të krijuar sipërmarrjen e tij.

Sir Jonathan, dizajner i “iMac”, “iPod” dhe “iPhone”, do ta lërë më vonë gjatë këtij viti punën si fizajner, për të lancuar kompaninë e tij “LoveFrom” dhe “Apple” do të jetë klienti i parë.

“Kjo duket koha më e natyrshme për ta bërë këtë ndryshim,” tha Sir Jony Ive, citon “BBC“.

Shefi i “Apple” Tim Cook tha: “roli i tij në ringjalljen e ‘Apple’ nuk mund të ekzagjerohet”.

Largimi i dizajnerit industrial më të famshëm në botë dhe ideatori i të gjitha pajisjeve Apple, vjen në një kohë ndryshimesh për gjigandin e teknologjisë.

Pak dihet për “LoveFrom”, por mësohet se bazën do ta ketë në Kaliforni dhe ka raportime se një fushë fokusi do të jetë teknologjia “Wearables”.

Sir Jonathan tha se në kompaninë e tij do të bashkohet dhe Marc Newson, një mik dhe bashkëpunëtor i tij në “Apple”.

Jony Ive shpiku iMac në vitin 1998

Sir Jonathan u bë kreu i studios së dizajnit të “Apple” në vitin 1996, kur kompania ishte në gjendje të keqe financiare.

Kompania filloi të rimëkëmbej me lancimin e “iMac” të Sir Jonathan në vitin 1998 dhe të “iPod” në 2001. Më vonë dolën dhe:

2004 – iPod Mini

2007 – iPhone

2008 – MacBook Air

2010 – iPad

2015 – Apple Watch

2016 – AirPods

Themeluesi i “Apple”, i ndjeri Steve Jobs, dikur tha për Sir Jonathan: “Po të kisha një partner shpirtëror në Apple, është Jony”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *