Vendosni fjalën kyçe....

Operacion në portin e Durrësit, gjendet drogë në kontenierin që vinte nga Ekuadori


Një kontenier është bllokuar në portin e Durrësit, pas dyshimeve se brenda tij ka lëndë narkotike.

Pas një kontrolli, është gjetur një sasi droge në tavanin e konteinerit të bllokuar.

Sipas “Balkanweb” në këto momente po sharrohet tavani metalik i dyfishtë i modifikuar, teksa po nxirren, numërohen e peshohen pakot me drogë.

Shqiptarja.com nga ana tjetër, raporton se bëhet fjalë për 200 kilogramë kokainë në portin e Durrësit. 

Kontenieri vinte nga Ekuadori, i njëjti shtet nga vinte një tjetër sasi kokainë prej 49 kilogramësh e gjetur në portin e Durrësit pak kohë më parë, kur u arrestua Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt (gjithashtu në burg për drogë).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *