Vendosni fjalën kyçe....

Brenda konteinerit në Portin e Durrësit u gjetën 200 kilogramë kokainë, priten disa urdhërarreste


Një sasi prej rreth 200 kilogramësh kokainë është kapur në Pportin e Durrësit. Prokuroria ka prerë disa urdhërarreste lidhur me ngarkesën e kapur.

Kjo është sasia e dytë më e madhe e kapur në këtë port pas 613 kilogramëve të sekuestruara në 28 shkurt të vitit 2018. Kokaina është kapur brenda një konteineri e dyshohet se ka ardhur nga Amerika e Jugut.

Pak ditë më parë një sasi prej rreth 50 kilogramësh kokainë është kapur në një ngarkesë me banane që vinte nga Ekuadori.

Ngarkesa e bananeve ishte porositur nga Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, i cili ka mohuar të ketë lidhje me kokainën e kapur.