Vendosni fjalën kyçe....

Rama parashikon sa mandate do marrë më 25 prill, i shkruan në mbulesën e tavolinës (FOTO)


Kryeministri Edi Rama në një takim në Labëri, ka bërë parashikimin se sa mandate do të marrë Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit sipas tij.

“Ne 74-78, pastaj po bëri ky ndonjë tërmet të madh bëjmë edhe 80 ne.”– deklaroi kryeministri Rama.

Ai ka marrë një stilolaps dhe ka nisur t’i llogarisë mandatet për çdo qark në një mbulesë tavoline.

 “Mbaje këtë e vare në kornizë atje. Tiranë 19, unë po ta lë këtu parashikimin tim.”– tha ai ndërsa nis numëron sa mandate do marrë për çdo qark dhe në fund arrin në totalin e 79 mandateve.

Kukës 1, Dibër 3, Shkodër 4, Lezhë 3, Durrës 8, Tiranë 19, Elbasan 8, Korçë 5, Berat 5, Fier 10, Vlorë 9, Gjirokastër 3. Në total llogariti 79 mandate.

“Unë ju thashë 74-78, tani këta zotëri që ta dish ti këtu në këtë zonë kanë mundësi të bëjnë ndonjë gol ata, këtu në zonën poshtë penalltitë i bëjmë ne.”– thotë Rama, duke vënë një vizë poshtë Lezhës duke thënë se ndonjë mandate më shumë mund ta marrë opozita në qytetet e veriut.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *