Vendosni fjalën kyçe....

Projektligji i ekstradimit në Kinë, përplasje të ashpra në Hong Kong (Video)


Policia kundër trazirave përdori shkopinj dhe sprajn me piper kundër demonstruesve në një qendër tregtare në Hong Kong gjatë një proteste kundër projektligjit polemizues  të ekstradimit me Kinën.

Demonstruesit u tërhoqën në qendrën tregtare pas një tubimi të madh në rrethin Sha Tin në Hong Kongun lindor.

Policia u përpoq të shpërndante protestuesit duke përdorur mburoja dhe shkopinj, ndërsa çadrat dhe shishet vërshonin nga të gjitha anët të hedhura nga protestuesit.

Sipas mediave lokale gka pasur të lënduar nga të dyja palët. Banorët e Hong Kongut po protestojnë kundër projektligjit të ekstradimit në Kinë që prej mesit të qerslahorit.

Ata argumentojnë se legjislacioni, duke lejuar që të dyshuarit lokalë të dërgohen në territorin e Kinës, do t’i jepte shumë autoritet Pekinit dhe do të çonte në një goditje ndaj disidentëve.

Që nga fundi i sundimit britanik në vitin 1997, Honk Kongu gëzon një autonomi të gjerë si një pjesë unike e Kinës, me Pekinin që e përfaqëson në çështjet ndërkombëtare.