Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Koka flakë për flakë Kryemadhit: E dashur llogaritare Mona, mos u bezdis. 25 prilli do vijë më furishëm se e pandehni


Lefter Koka i është përgjigjur kryetares së LSI-së, Kryemadhi, pasi kjo e fundit e akuzoi për koncesionin e incineratorëve në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Mjedisit.

Me jo pak ironi, Koka shkruan se e falënderon llogaritare Monën, që i tregoi publikut se qeveria shqiptare ka kapacitet të zbatojë procedura sipas standardeve ndërkombëtare.

“Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari,  se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare!” – shkruan Koka në Facebook.

Në fund Koka e quan Kryemadhin sërish llogaritare duke i bërë thirrje të mos bezdiset pasi 25 prilli do vijë më shpejt e furishëm se sa ajo e pandeh.

“E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!” – mbyll reagimin Koka.