Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Si e shkeli ligjin Rama për miratimin e koncesionit të incineratorëve, 400 milionë euro do i paguajnë shqiptarët


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka denoncuar atë që e quan aferën e koncesionit të incineratorëve.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e partisë që drejton, Kryemadhi, publikoi dokumentet e të gjitha procedurave të ndekura duke treguar shkeljet e bëra nga ana e qeverisë në miratimin e këtij koncesioni.

“Integrated Energy BV kërkoi të ndërtone një landfill. Brenda pesë ditësh, Ministria e Mjedisit i kthen përgjigje kompanisë dhe vë në dijeni edhe kryebashkiakun e Tiranës Veliaj. Për 30 vjet bëhet fjalë për 400 miilionë euro që do dalin nga xhepat e shqiptarëve. Menjëherë ministria ngre komisionin për dhënien e koncesionit. Në 1 shtator 2016, kompania Integrated energy i paraqet bashkisë studimin e fizibilitetit dhe më 5 shtator ministria ngre komisionin për dhënien e koncesionit për ndërtimin e landfillit dhe ndërtimin e incineratorit. Në 9 shtator 2016 bëhet mbledhja e parë mes kompanisë, përfaqësuesve të ministrisë dhe asaj të bashkisë. Ministri i Mjedisit Koka shkruan letër ministrit Ahmetajt ku kërkon material për të miratuar studimin e fizibilutetit ku ai i bën të qartë mungesën e informacionit dhe draftkontratën. Ahmetaj nga ana e tij kërkon kush do jetë financuesi i projektit.” – tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI-së tregon se si pavarësisht kundërshtimit nga tre ministra të qeverisë, kryeministri Rama e fut në rend dite koncesionin ndaj kompanisë Integrated Energy BV duke e miratiar atë në shkelje të ligjit.

“Më 15 nëntor 2016 ministri i Drejtësisë Manjani e refuzon procedurën dhe kërkon respektimin e saj. më tej Ministria e Financave i kërkon asaj të Mjedisit të sqarojë kush do e financojë projektin. Nuk del nëse bashkitë e qarkut Tiranë e kanë të parashikuar mbulimin e tarifës së depozitimit mbi bazën e sasisë së mbetjeve në buxhetin e tyre afatmesëm. Bëhet fjalë për 5 bashki në qarkun e Tiranës. Tre ministra ishin kundër dhe sipas ligjit dhe në këtë rast ky koncesion nuk duhej futur në mbledhjen e qeverisë. Por sekretari i Ramës, Engjëll Agaçi e fut në rend dite dhe kryeministri Rama merr pjesë në mbledhje duke firmosur këtë koncesion. 23 janar 2017, Ministria e Financave i shkruan Ministrisë së Mjedisit duke evidentuar radhazi problematikat që kanë të bëjnë me këtë koncesion.” – vijon Kryemadhi denoncimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *