Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në fabrikën e peshkut në Lezhë, asfiksohet një zjarrfikës


Flakët në fabrikën e peshkut në Lezhë nuk janë shuar ende. Sipas televizionit “News24” gjatë punës në terren një nga punonjësit e shërbimit zjarrfikës është asfiksuar nga zjarri dhe është ndjerë keq. Në ndihmë të tij ka ardhur në autoambulancë, për t’i dhënë ndihmë mjekësore.

Në këtë fabrikë thuhet se punojnë rreth 200 persona, ku për fat të mirë asnjëri nuk është lënduar.

Fabrika e peshkut u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, reth orës 06:30 në dalje të qytetit të Lezhës. 

“Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.
Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.”– thuhej në njoftimin paraprak të policisë.