Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi takon banorët e Laprakës: Në 25 prill votoni që legalizimet t’i merrni sipas ligjit


Ish-deputetja Albana Vokshi ditën e sotme ka qenë për takim me banorët e Laprakës në kryeqytet të cilët i janë ankuar për procesin e legalizimit.

Njëri nga banorët i tha Vokshit se kanë aplikuar dhe kanë 10 vite që presin për ta marrë legalizimin ndërsa strukturat shtetërore tani i kanë thënë të aplikojë online.

Vetëm propagandë është bërë, asnjë legalizim në këtë zonë. Të gjithë kemi aplikuar. Kemi 10 vite që kemi aplikuar. Tani thonë se duhet bërë online dhe kemi mbetur pa u zgjidhur problemi ynë. Askush nuk të jep përgjigje dhe askush nuk e diskuton këtë çështje. Shiko si janë rrugët. Jo vetëm zonë e palegalizuar por e diskriminuar nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria. Zonën e kanë urbanizuar vetë banorët me djersën e tyre. Nuk shprehen banorët nga frika, por shpirti u ka ardhur aty ku nuk mban më”, tha një banor.

Mundi dhe djersa e shqiptarëve po fshihen nga propaganda dhe premtimet boshe të Qeverisë, tha Vokshi e cila inkurajoi banorët të bëjnë ndryshimin në 25 prill.

Ju takon me ligj, nuk ka nevojë as për presione dhe as për lëmoshë. Të zbatohet ligji menjëherë. Ligji është i qartë dhe gjithë-secili të bëhet pronar. Në datën 25 ku gjithë-secili duhet të hedhë votën në kutinë e votimit të mendojë për veten në radhë të parë. Më datë 25 prill Edi Rama do të humbë dhe do të fitoni ju”- tha Albana Vokshi nga Lapraka.