Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Turp për Ramën që thotë shqiptarët të ikin sepse paguhen më mirë jashtë


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e sotme qëndroi për vizitë në një familje në Cakran, ku foli ndër të tjera edhe për bujqësinë dhe qëndrimin e qytetarëve për të jetuar në Shqipëri.

Kryemadhi e quajti turp që Kryeministri thotë që shqiptarët të ikin nëse paguhen më mirë jashtë ndërkohë që mund të jetojnë në Shqipëri dhe të paguhen më shumë se në Gjermani.

Vaji i ullirit është një nga prodhimet që është më të kërkuar në tregun ndërkombëtar por mungesa e infrastrukturës ose dhe e ofrimit të tregut apo dhe organizimit që duhet të bëjmë mungon. Një nga pikat kryesore që dhe ne e kemi pjesë jo vetëm të programit por dhe obligim tonin sepse në fund të ditës njerëzit në Shqipëri do punojnë, do prodhojnë dhe do konsumojnë. Por dhe do eksportojmë, gjë që është shumë e rëndësishme.

Njerëzit duhet të jetojnë në Shqipëri, të punojnë në Shqipëri dhe të ndërtojnë në Shqipëri sepse vendi ynë i ka shanset dhe mundësitë pafund. Dhe turp më të madh se Kryeministri që thotë le të ikin shqiptarët sepse paguhen më mirë kur ndërkohë shqiptarët mund të jetojnë në Shqipëri, në shtëpitë e tyre, në tokën e tyre dhe të paguhen edhe dy herë edhe tre herë më shumë se në Gjermani.

Sepse një fermer këtu në Cakran për vajin e ullirit, me tokën që ka, me ullishtet që ka, e ka probabilitetin shumë të madh për fituar 10-fishin e asaj që punon  në Gjermani apo që punon në Maltë e kudo tjetër. Dhe unë them që vetëm një vullnet politik dhe dëshira e mirë, mjafton të duash njerëzit e tu, të duash popullin tënd dhe ia krijon mundësinë njerëzve për të ardhur dhe për të punuar dhe jetuar në Shqipëri”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *