Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni në Hawaii, nuk mbijeton asnjë nga 11 personat në bord


11 persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti me avion në Hawaii. Avioni i vogël u rrëzua gjatë një eskursioni me parashutë dhe shpërtheu në flakë për shkak të përplasjes.

Sipas “CNN” në bord ndodheshin punonjësit e “King Air” dhe tre klientë. Mes viktimave ishte edhe parashutisti profesionist Larry Lemaster, një veteran i ushtrisë me më shumë se 3000 kërcime me parashutë.

Gruaja e tij Anne Elkins shkriu në “Facebook” se ai vdiq “duke bërë atë që donte”.

“Sot është dita më e keqe e jetës time. Djali im ka humbur babanë. Ai do të dëshironte që ju të festonit për jetën e tij dhe tuajën. Duajini fort njerëzit tuaj të dashur. Bëni atë çfarë ju bën të lumtur. Bëhuni personi që doni të jeni, sepse e nesërmja nuk është e garantuar”, shkruan Anne në dedikimin prekës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *