Vendosni fjalën kyçe....

7 viktima dhe 347 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 347 raste të tjera të koronavirusit të ri duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 97.803.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 7 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 3.010.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 88.469, përfshirë 168 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 6.324.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.383 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 492.374.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *