Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku Mezini: Në mesditë në spitalin Shefqet Ndroqi nuk kishte vende të lira


Mjeku Arjan Mezini ka deklaruar në emisionin “Open”, se në spital, gjendja është e rënduar dhe se shumë prej tyre që shkojnë për tu shtruar, janë në gjendje të degraduar.

Ai shtoi se spitali Covid “Shefqet Ndroqi”, të paktën deri në mesditën e së mërkurës nuk priste dot më pacientë.

Spitali “Shefqet Ndroqi” të paktën deri në mesditën e sotme, ishte ezauruar. Nuk e di nëse është liruar ndonjë, por deri në mesditë, nuk prisnim dot më pacientë. Situata është e rëndë. Ata që vijnë, 90% e tyre janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë. Të tjerët që janë me simptoma më të lehta, nuk vijnë në spitale. Dihet kjo gjë”– tha Mezini


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *