Vendosni fjalën kyçe....

I shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë nga COVID-19, ndërron jetë 69-vjeçari nga Shkodra


Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me Covid-19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.  

Lajmin e ka bërë me dije vetë Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi për mediat.

Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *