Vendosni fjalën kyçe....

Makineria e Rilindjes manipulon fjalimin e Tomorr Alizotit


Ditën e djeshme u bë në Berat prezantimi i Tomorr Alizotit si drejtuesi politik i qarkut për PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.

Mirëpo në një video të publikuar sot në rrjet, po goditet imazhi i tij. Kjo sepse në një fjalim para të rinjve në Berat, në vend të fjalës ‘rrogëtar’ i vendosin në gojë të Alizotit një fjalë të rëndë e të turpshme që ai nuk e ka thënë, “rrotë ka*i”, me qëllim diskreditimin e tij. Por ai është shprehur thjesht se është një “rrogëtar” – e theksojmë “rrogëtar”.

“Parësore është dilni kapni këdo që njihni, mos humbni kohë nëpër kafene duke bërë analiza a është Alizoti burrë i mirë apo është burrë i keq. Se në fund ju do ngelni pa një pare në xhep.

Dilni, sepse unë jam një njeri si ju, rrogëtar jam dhe unë.

Mirë do ishte të isha milioner por nuk jam. Dhe e di në ç’fazë jeni ju. Unë ju jap vetëm besën që po fituam, hapësirat tona janë maksimale. Është bërë analiza, ose motoja ime, parrulla ime ka qenë: kutitë që do jenë plot, do kenë përparësi në Partinë Demokratike.– deklaroi Alizoti mes të tjerash para të rinjve në Berat.

Një deklaratë e cila është keqkuptuar dhe është publikuar e keqtransformuar nga medie pranë Rilindjes, të cilat më pas dhe e kanë fshirë lajmin. Por në disa të tjera, ky tranformim mbetet ende./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *