Vendosni fjalën kyçe....

Burri i paralizuar arrin të postojë në “Twitter” vetëm duke menduar falë çipit në tru


Një burrë 62-vjeçar në Australi i diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike (ALS), një sëmundje që shkakton paralizë, tani është në gjendje të komunikojë mendimet e tij me të tjerët pa përfshirë aktivitetin e muskujve. RT shkruan se Philip O’Keefe për herë të parë ai publikoi të enjten një postim në “Twitter” duke përdorur vetëm mendimin, kjo me anë të një çipi të vendosur në tru.

“Nuk ka nevojë për tastierë apo zë. E krijova këtë postim vetëm duke e menduar.”- shkruan ai në postimin e datës 23 dhjetor.

Sipas kompanisë Synchron që ia mundësoi gjithë këtë, postimi u krijua me valë nga truri i O’Keefe. Pas paralizës progresive të shkaktuar nga sëmundja, burrit i ishte instaluar në tru një ndërfaqe kompjuteri equajtur “Stentrode” vitin e kaluar. Implanti “i projektuar për t’u mundësuar pacientëve të kontrollojnë pa tel pajisjet dixhitale përmes mendimit” u fut përmes venës jugulare për të shmangur shpimin në kafkë.

“Tani, unë thjesht mendoj se ku dua të klikoj në kompjuter dhe mund të dërgoj email, të flas me bankën, të blej dhe tani t’i dërgoj mesazhe botës përmes Twitter-it.”- citohet të ketë thënë O’Keefe vetëm me fuqinë e mendimit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RT (@rt)

Sipas tij, sistemi “çuditës” kërkon praktikë, ashtu si të mësosh të ngasësh një biçikletë, “por sapo të praktikohesh, bëhet e natyrshme”.

62-vjeçari australian pavarësisht paralizës, tani është në gjendje të angazhohet në aktivitete të pavarura dhe të rilidhet me botën, pretendon kompania Synchron, duke shtuar se planifikon të zhvillojë më tej ndërfaqen e kompjuterit të trurit në një studim njerëzor në SHBA vitin e ardhshëm.