Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Çuarja për skrap e LSI-së projekt i përbashkët me Bashën, por ai e tradhëtoi


Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediet, ka folur për atë që e quan program të përbashkët me PD-në për të çuar “LSI-në për skrap”.

Ai u shpreh se vazhdon të besojë tek “çuarja për skrap e LSI-së” dhe se ky projekt ishte i përbashkët me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, por ky i fundit e tradhtoi. Megjithatë ai përsëri beson “LSI”-ja duhet zhbërë.

“Ti duhet të tërhiqesh pa pranuar unë gabimin. Çuarja për skrap e LSI praktikisht ishte një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Basha se unë nuk e kam tradhtuar projektin, unë vazhdoj të besoj tek projekti.

Lulzim Basha e ka tradhëtuar projektin sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI-në për skrap që nuk do të ketë më matrapazllëqe me LSI-në e ku di unë se çfarë dhe sot është një aksioner në SHPK-në e 4 ortakëve, ku ai është ortak minorance se ortakët kryesorë janë Saliu dhe Ilir Meta. LSI është projekt që duhet zhbërë. Unë besoj, kam besuar më përpara de do besoj se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet njerëzit. Besoj se LSI-ja është sistem që duhet çmontuar komplet, duhet zhbërë. E kam besuar dhe e besoj.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *