Vendosni fjalën kyçe....

Rama tha se “LSI duhet çuar për skrap”- Arlind Qori: Ta shoqërojnë edhe PS e PD, këto cofëtina politike


Pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori, ka reaguar lidhur me komentet e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh në një konferencë për mediet se kishte patur një marrëveshje me kryedemokratin Lulzim Basha për ta “çuar LSI-në për skrap”.

Qori thotë se “rrugës për skrap” LSI-në duhet ta shoqërojnë edhe PS-ja dhe PD-ja. Dy forcat kryesore politike Qori i konsideron si “cofëtina politike” që kundërmojnë korrupsion, ndërsa LSI-ja sipas tij ka dimensione më të vogla të kësaj.

“LSI duhet çuar për skrap – ka deklaruar sot Edi Rama, duke e konsideruar një projekt politik të korruptuar. Aferim! Po rrugës së skrapit duhet ta shoqërojnë edhe PS e PD, njëlloj cofëtina politike që kundërmojnë korrupsion nga të gjitha anët. LSI nuk është gjë tjetër përveçse përkryerja në dimensione më të vogla e shëmtisë së partive të mëdha.”- komenton Qori.

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për mediet, tha se kishte një program të përbashkët me PD-në për të çuar “LSI-në për skrap”.

Ai u shpreh se vazhdon të besojë tek “çuarja për skrap e LSI-së”, që sipas tij Lulzim Basha e kishte tradhëtuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *