Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni i SPAK/ 32 urdhërarreste, Ervis Martinaj, Suel Çela e dhëndri i sh-kryebashkiakut të Elbasanit mes personave në listë


Suel Çela, Ervis Martinaj e dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Sokol Shanxhaktari e Talo Çela, janë mes 32 emrave ndaj të cilëve prokuroria ka lëshuar 32 urdhërarreste në një aksion të gjerë të nisur mëngjesin e sotëm në disa qytete të vendit.

Aksioni i gjerë nisi mëngjesin e sotëm në Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier e Korçë. Mes personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarrestet ka edhe një efektiv policie që akuzohet për bashkëpunim me grupet kriminale në vend.

Përveç 32 urdhërarresteve, prokuroria ka firmosur mbi 55 urdhërkontrolle në mjedise të ndryshme si shtëpi, hotele apo zona të tjera që dyshohet se shërbenin si baza për personat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarrestet.

Nga emrat e lartpërmendur, Talo Çela është në kërkim ndërsa Sokol Sanxhaktari është në burg.