Vendosni fjalën kyçe....

Trafikonin armë të prodhuara në Turqi/ Europol finalizon me 11 arrestime operacionin ndërkombëtar, merrte pjesë dhe Shqipëria


Europol në bashkëpunim me policitë e 24 vendeve evropiane, kanë zhvilluar një operacion për të goditur trafikun e paligjshëm të armëve të prodhuara në Turqi. Në këtë operacion merr pjesë edhe Shqipëria.

Sipas Europol, trafiku i armëve të prodhuara në Turqi bëhej përmes Bullgarisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Operacioni i koduar “BOSPHORUS” u udhëhoq nga policia rumune, por e mbështetur edhe nga Europol. Autoritetet mblodhën të dhëna dhe kryen analiza të blerësve dhe shitësve të armëve të zjarrit në fillim të këtij viti për të mundësuar një seri hetimesh dhe aktivitetesh në një nivel kombëtar.

Operacioni gjithëvjetor BOSPHORUS u përfundua midis datave 2 dhe 11 nëntor. Gjatë harkut të ditëve të veprimit, oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 bastisje shtëpish dhe vunë në pranga 11 persona.

U sekuestruan:

-191 armë zjarri;

-3 714 gëzhoja municioni;

-sasi të vogla droge (kanabis dhe kokainë);

-paketa cigaresh të stampuara;

-1 automjet;

-164 copë piroteknikë;

-dokumente false të identitetit.

Rezultatet e mëparshme: para ditëve të veprimit, të gjitha vendet pjesëmarrëse kryen aktivitete dhe hetime të ndryshme që çuan në kapjen shtesë të 1 585 armëve të zjarrit.

Vendet pjesëmarrëse: Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Institucionet dhe agjencitë pjesëmarrëse të BE-së: Komisioni Evropian, Ekspertët Evropianë të Armëve të Zjarrit, Eurojust, Europol.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *